
Frenkie De Jong ka bërë një deklaratë që do ta bëjë edhe më të rëndë humbjen për tifozët e Juventusit.
Mbrëmë, Ajaxi e eliminoi Juventusin në çerekfinalen e kthimit në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti
Pasi ndeshja e parë në Holandë përfundoi baras 1:1, holandezët e përmbysën rezultatin në ndeshjen e kthimit, duke fituar me rezultat 1:2 në ‘Allianz Stadium’.
Ylli i Ajaxit, që në muajin korrik të këtij viti do të jetë lojtar i Barcelonës, pas ndeshjes ka thënë se ishte më vështirë të fitohej në Madrid.