Florent Hadërgjonaj e ka konfirmuar se do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, pasi Zvicra i ka dhënë leje që të përfaqësojë Kosovën.
Para disa ditësh Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Hadërgjonaj është prurja më e re në Përfaqësuesen e Kosovës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit, shkruan Insporti.com.