Ylli i Kosovës vazhdon me formë të lartë – shënon përsëri

Ylli i Kosovës vazhdon me formë të lartë – shënon përsëri

Herolind Shala po vazhdon të tregojë formë të mirë te skuadra e tij Valerenga.

27-vjeçari i dha një pikë Valerengas që luajti sot si mysafir i Brann në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 38-të. Shala luajti deri në minutën e 85-të duke treguar formë të lartë.

Ky ishte goli i tij i dytë në Superligën e Norvegjisë pas pesë ndeshjesh.

Ai edhe te Kosova është lojtar i pazëvendësueshëm dhe pritet të jetë në ndeshjet që zhvillohen në qershor.

“Tjetër gol dhe rezultat i rëndësishëm në udhëtim te Brann. Tani fokusohemi tek ndeshjen e radhës”, ka shkruar Shala në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.