Ylli i Los Angeles Lakers, Anthony Davis, i është nënshtruar një skanimi MRI (Rezonancë magnetike), njoftuan Lakers, transmeton Insajderi.
“Sulmuesi i Los Angeles Lakers, Anthony Davis, sot iu nënshtrua një MRI. Rezultatet nuk treguan asnjë këputje të tendinës së djathtë të Akilit”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Davis do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Minnesota dhe do të vlerësohet më tej nga mjekët e ekipit pas kthimit të tij në Los Angeles”, shtoi ai.
I zgjedhur shtatë herë në All-Star, basketbollisti ndihmoi skuadrën e tij të fitojë titullin e NBA-së në vitin 2020.
Davis, 27 vjeç, regjistroi një mesatare prej 22,5 pikë, 8,4 kërcime dhe tre asistime gjatë këtij sezoni. /Insajderi.com