Ylli i Napolit viziton klubin Ramiz Sadiku

Ylli i Napolit viziton klubin Ramiz Sadiku

Ylli i përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani, të mërkurën ka vizituar klubin e fëmijërisë së tij, Ramiz Sadikun, shkruan Insajderi.

Kapiteni i Kosovës u prit nga përgjegjësi i klubit, Agron Mecinaj dhe nga stafi i klubit.

Rrahmai përcjelli nga afër seancën stërvitore të 16-vjeçarëve, ku më pas iu tregoi se si kishte debutuar si 16-vjeçar në ekipin e parë të Ramiz Sadikut.

Ylli i përfaqësueses dhe shumë yje tjerë kanë dalë nga akademia e kësaj skuadre./insajderi.com