Ylli i Tottenhamit: Mouras duhet t’i ndërtohet një bust

Ylli i Tottenhamit: Mouras duhet t’i ndërtohet një bust

Tottenhami është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Lucas i cili shënoi hetrik për ta dërguar skuadrën e tij në finale.

Ylli i Totttenham, Christian Eriksen pas ndeshjes ka deklaruar se ishin me fat dhe se Mouras duhet t’i ndërtohet një bust në Angli.

“Ishte një ndeshje e çmendur, ne nuk kishim gjasa por luftuam deri në fund dhe thjesht kishim fat. Më vjen keq për Ajax, sepse ata kanë luajtur futboll më të mirë në të dy ndeshjet, por ne krijuam më shumë shanse. Është ndjenjë fantastike të jesh në finale të Ligës së Kampionëve. Shpresoj që Mouras t’i ndërtohet një bust në Angli, një finale angleze do të jetë kënaqësi”, ka thënë Eriksen për BT Sport, transmeton Insporti.com.