Ylli i Wolvesit e turpëroi 80 milionëshin e Unitedit [Video]

Ylli i Wolvesit e turpëroi 80 milionëshin e Unitedit [Video]

Harry Maguire është ‘turpëruar’ në sfidën e djeshme mes Wolverhamptonit e Manchester Unitedit.

Të dyja skuadrat u ndanë baras, 1:1, në përballjen e xhiros së dytë të Premierligës, shkruan Insporti

Një video që është bërë virale nga kjo ndeshje, përveç penalltisë së shumë diskutuar të Pogbas, është momenti kur sulmuesi i Wolvesit, Raul Jimenez e turpëroi mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire.

Maguire, 26-vjeçar, u transferua te United nga Leicesteri këtë verë për shumën e 80 milionë funteve, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Momenti kur Jimenez e driblon Maguiren mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/