Një goditje e fortë dhe e saktë nga rreth 25 metra prej gjuajtjes së lirë nga Valon Berisha, ia dha avantazhin skuadrës së Salzburgut në kryendeshjen e javës së futbollit austriak ndaj Rapid Vjenës.
Mesfushori i Kosovës realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 71′ të takimit Rapid Vjena-Salzburg.
Anëtari i Salzburgut është njëri nga futbollistët më të mirë të skuadrës përfaqësuese të Kosovës. Ai ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të Kosovës në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” – ndaj Finlandës në Turku.
Salzburgu kryeson renditjen në Bundesligën e Austrisë me 52 pikë dhe po marshon drejt fitimit të një tjetër titulli kampion. /Insajderi.com
Videoja është e disponueshme vetëm në versionin ‘web’ të Gazetës Online Insajderi:
[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5dyhix”/]