Ylli më i madh i Danimarkës është gati, ja çfarë thotë para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’

Ylli më i madh i Danimarkës është gati, ja çfarë thotë para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’

Ylli më i madh i kombëtares daneze të futbollit, Christian Eriksen, ka folur para takimit që kombëtarja e tij do ta zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Kombëtarja e Danimarkës do të ketë përballë Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti

Por, para kësaj ndeshje kualifikuese, Danimarka përballë do të ketë Kosovën, në një ndeshje miqësore. Përfaqësuesja e Kosovës e pret këtë të enjte kombëtaren daneze në ‘Fadil Vokrri’, në miqësoren që do të luhet para ndeshjeve eliminatore.

Në ciklin kualifikues të Evropianit, Kosova aventurën do ta fillojë të hënën (25 mars), kundër Bullgarisë.

Ndeshja ndaj Danimarkës shihet si aspak e lehtë për ekipin e drejtuar nga Bernard Challandes, por do të jetë një test i mirë para ndeshjes kundër Bullgarisë.

Te Danimarka, shpresat më të mëdha janë në 27-vjeçarin Christian Eriksen, i cili është edhe njëri nga yjet më të mëdhenj të Premierligës.

Lexoni deklaratat e Eriksenit para ndeshjes me Kosovën dhe kualifikueseve të Evropianit