Ylli i NBA-së ndjek stërvitjet e Prishtinës në Instagram, ata i bëjnë ftesë

Ylli i NBA-së ndjek stërvitjet e Prishtinës në Instagram, ata i bëjnë ftesë

Klubi i basketbollit “Prishtina” ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook, se ylli i NBA-së, Kyrie Irving ka ndjekur stërvitjet e Prishtinës në rrjetet sociale.

Për këtë ka marrë shkas nga një pëlqim që ai i ka bërë lojtarit të Prishtinës, Patrick Cole, mik i lojtarit me nam.

“Irving ka pëlqyer një foto të mikut të tij dhe lojtarit të Prishtinës, Patrick Cole pas seancës stërvitore të së mërkurës. Irving, dyert në Prishtinë i ke të hapura”, ka shkruar KB Prishtina në faqen e vet në Facebook.

Prishtina ka mbledhur basketbollistët më të mirë vendorë, ndërsa bashkë me përforcimet me të huaj cilësorë synon të prekë ëndrrën evropiane të basketbollit.