Ylli përforcohet me amerikanin Regis

Ylli përforcohet me amerikanin Regis

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, është përforcuar me basketbollistin amerikan Daniel Regis.

Njoftimin për transferimin e tij e ka bërë vet klubi, duke shprehur gëzimin e tyre për këtë marrëveshje.

“Regis do të jetë ndihmë e madhe për ekipin tonë për arritjen e objektivave në Superligën e Kosovës dhe në Ligën Unike të Basketbollit”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Regis luan në pozitat 4/5, ndërsa stinorin e kaluar ishte pjesë e klubit të elitës portugeze Esgueira. Në 21 ndeshje ai pati mesatare prej 11 pikëve, shtatë kërcimeve e një bllokade.

Klubet e basketbollit në Kosovë, kanë filluar përgatitjet dhe krijimi I Ligës Unike, ka bërë që ato të marrin më seriozisht përforcimet e tyre./Insajderi.com.