Ylli i PSG “ndez” sfidën Milan-Juve, negocion me të dy klubet

Ylli i PSG “ndez” sfidën Milan-Juve, negocion me të dy klubet

E ardhmja e Angel di Maria mund të jetë në Itali. Sulmuesi argjentinas i krahut po mendon për situatën e tij te Paris Saint-Germain dhe, sipas “Le Parisien”, – menaxherët e tij po flasin me Milan-in, me negociatat mes palëve që duket se po shkojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Por kuqezinjtë nuk janë e vetmja alternativë në Itali. Në fakt, e përditshmja franceze ka folur edhe për kontakte mes stafit të argjentinasit dhe Juventus-it. Gjithashtu, është folur edhe për një transferim të mundshëm në Kinë në merkaton e janarit, por lojtari duket se nuk ka ndërmend ta marrë në konsideratë këtë opsion.

Në këtë sezon ai ka luajtur nëntë ndeshje në total me klubin francez, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë një asist. Vlera e tij, sipas portalit Transfermarkt, është 40 milionë euro dhe kontrata e tij me PSG skadon në qershor të 2019-ës.