Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk dhe i kombëtares ukrainase, Yaroslav Rakitsky do të mungojë në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Kosovës që zhvillohet më 6 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Si raporton mediumi ukrainas Tribuna.ua.com, Rakitsky nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës kombëtare ukrainase në ndeshjen që zhvillohet më 6 tetor, për shkak të një lëndimi që ka pësuar ditë më parë.
Rakitsky është dëmtuar në ndeshjen e fundit të Shakhtar Donetsk në kampionat.
Kosova, përveç ndeshjes ndaj Ukrainës, do ta zhvillojë edhe ndeshjen ndaj Islandës tre ditë më vonë në Rejkjavik. Të dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Rusia 2018”. /Insajderi.com