Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Zmobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës" />

Z-Mobile: “Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar”

Z-Mobile: “Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar”

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Zmobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës. 
Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Zmobile.
Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani.
Kështu që jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Zmobile pushon së dhëni shërbime për klientët.
Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.
Ju falënderojmë për besimin!