Zaha do menaxhohet nga Jay-Z

Zaha do menaxhohet nga Jay-Z

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Wilfred Zaha, tash e tutje do të menaxhohet nga kompania e reperit amerikan Jay-Z.

Bëhet fjalë për kompaninë që menaxhon talentët në fusha të ndryshme të artit e sportit me emrin Roc Nation të themeluar nga hip-hop artisti, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Zaha, endë vazhdon të luajë për klubin anglez, Crystal Palace, por që prej kohesh po kërkon largimin dhe mbase tash do ta ketë mundësinë.

Sulmuesi anësor dëshiron që me çdo kusht vitet e mbetura të karrierës së tij të luajë në ndonjë klub më të madh që merr pjesë në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com