Zakharova: Nuk do të na mësojë Parisi çfarë është reagimi proporcional

Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër në pozicionin e ministrisë franceze se reagimi i policisë së Moskën ndaj demonstruesve nuk ishte proporcional.

Zakharova: Nuk do të na mësojë Parisi çfarë është reagimi proporcional

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar ashpër në pozicionin e ministrisë franceze se reagimi i policisë së Moskën ndaj demonstruesve nuk ishte proporcional, duke përkujtuar se në Francë në përleshjet e policisë me “xhaketat e verdha” kanë vdekur 11 persona.

Ajo ka thënë se Parisi nuk duhet ta mësojë Moskën si reagohet në mënyrë proporcionale nëpër protesta, sidomos nëse merren parasysh metodat e ashpra të policisë franceze ndaj “xhaketave të verdha”.

“Ministria e jashtme e Francës është brengosur për protesta në Moskë. E asaj France të njëjtë ku ka pasur konflikte të armatosura në mes demonstruesve dhe policisë, edhe atë sipas përshkrimit të vet francezëve”, ka shkruar Zakharova në Facebook.

Ajo ka përkujtuar se gjatë protestave të “xhaketave të verdha”, në Francë kanë vdekur 11 persona ndërsa 2.500 të tjerë janë lënduar, derisa rreth 9.000 janë ndaluar, transmeton TASS.

Ajo ka shtuar se autoritetet franceze kanë zbatuar të gjitha llojet e masave represive, dhe se madje shefi i diplomacisë në lidhje me këtë ka thënë se shteti “nuk e ka ndërmend që rendin ta ruaj me fjalë”.

“Pas kësaj, nuk mundet Parisi të na mësojë për çfarëdo reagim proporcional”, ka përfunduar Zakharova.

Gjatë protestave në Moskë janë arrestuar gati 1.400 njerëz./Insajderi.com.