Zakonet bizare të Vitit të Ri në Amerikën Jugore

Njerëzit nëpër gjithë Amerikën Latine e presin Vitin e Ri me zakone shumë të çuditshme, disa mbajnë mbathje pembe, të tjerët flenë në varreza, derisa disa shëtisin me valixhe.

Zakonet bizare të Vitit të Ri në Amerikën Jugore

Ka kohë që ka filluar euforia festive, njerëzit po i zbukurojnë qytetet, blejnë dhurata, lëshojnë fishekzjarrë. Dhjetori është muaji i borës dhe listave të vendimeve për Vitin e Ri.

Por ja se si duket kur Viti i Ri pritet verës, nëpër plazhe, me pantallona të shkurtra. Banorët e Amerikës Latine kanë zakone dhe besime krejtësisht të çuditshme për natën më të çmendur. Kështu duket pritja te ata, në pjesën tjetër të botës.

Për shembull, banorët e Amerikës Latine bartin mbathje shumëngjyrëshe, sepse çdo ngjyrë sjellë diçka dhe cakton fatin në vitin që po vjen. Ngjyra e arit sjellë para, ngjyra e bardhë paqe, ndërsa e kuqja dashuri.

BRAZIL – Të gjithë janë në plazh, të veshur me të bardha, me ngjyrë paqeje. Pas mesnate në grup kapërcejnë “shtatë valët” dhe qesin lule në oqean. Pastaj ndezin qirinj sepse mendojnë se kjo do t’iu sjellë pasuri dhe lumturi.

ARGJENTINA – Argjentinasit porsa bëhet mesnata ma së pari bëjnë një hap me këmbën e djathtë, dhe të gjithë kanë të veshur mbathje pembe.

PERU – Në një fshat të vogël peruan organizohet festivali Takanakuy, e që në përkthim do të thotë “gjaku që vlon”. Në këtë festival miqtë rrahën me grushte në ring, në mënyrë që të gjitha mosmarrëveshjet t’i lënë pas vetes, në vitin e vjetër, dhe në Vitin e Ri të hyjnë në paqe dhe pa grindje.

KIL – Kilianët kanë zakon ndoshta më bizar. Ata natën e Vitit të Ri flenë në varreza, afër të vdekurve të vet.

KOLUMBI – Atje njerëzit para pritjes dalin nëpër rrugë dhe shëtisin me valixhe të zbraztë, me shpresë se vitin e ardhshëm do të udhëtojnë shumë.

PANAMA – Atje njerëzit i djegin gjërat dhe fotografitë e personave të njohur, pasi konsiderojnë se kjo do t’iu sjellë fat.

EKUADOR – Banorët e Ekuadorit më 31 dhjetor djegin dordolecët prej letre, si dhe fotografitë e vjetra dhe kështu në mënyrë simbolike nisen kah e ardhmja dhe e përcjellin vitin e vjetër në të kaluarën.

PORTORIKO – Atje derdhin ujë me kovë nga ballkoni sepse besojnë se kështu do t’i përzënë shpirtrat e këqij dhe energjinë e keqe nga shtëpitë./Insajderi.com.