Zamparini, ish-presidenti i Palermos: Dybala është për Realin ose Barçën

Zamparini, ish-presidenti i Palermos: Dybala është për Realin ose Barçën

Maurizio Zamparini ka ndërhyrë gjithnjë në të ardhmen e Paulo Dybalës, që kur talenti u largua nga skuadra e tij, njofton Insajderi.

Ish-presidenti i Palermos, i cili e transferoi argjentinasin në Itali, gjatë një interviste për “Radio Sportiva” e këshillon që të largohet nga ‘bardhezinjtë’.

“Unë e dua shumë, ai është një kampion. Mu bë shumë qejfi që e pashë të shënonte kundër Napolit, vuaja për të. I dërgoj mesazhe, ku i them që të largohet nga Juventusi”, tha fillimisht Zamparini.

“Ai duhet të jetë bërthama dhe skuadra duhet të ndërtohet rreth lojës së tij. Ai duhet të jetë i lirë në fushë. Që kur ka ardhur Ronaldo, nuk është më Dybala që njohim. Ata nuk mund të bashkëjetojnë, sepse të dy janë kampionë. Paulo është për Barçën apo Realin. Ai nuk ka pasur vlerësimin e klubit”, ishin fjalët e ish-presidentit të Palermos. /Insajderi.com