Zaniolo pas dëmtimeve: “nuk e mendoj tërheqjen nga futbolli”

Zaniolo pas dëmtimeve: “nuk e mendoj tërheqjen nga futbolli”

Nicolo Zaniolo, pa dyshim njëri nga talentët më premtues në futbollin italian dhe më gjerë, flet pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kombëtares italiane kundër asaj holandeze në Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.

Fantazisti 21 vjeçar i dal nga akademia e klubit të Inter-it, ishte pjesë e marrëveshjes që çonte Radja Nainngolan nga Roma te Inter.

Pasi shpërtheu me paraqitje fantastike me Roma-n, nuk vonoi dhe i erdhi ftesa për tu paraqitur me ekipin kombëtar. Pikërisht me kombëtaren italiane, Zaniolo pësoi dëmtim duke këputur ligamentin e gjurit të majtë. Lëndim që pritet ta mbajë rreth gjashtë muaj jashtë fushave.

Të njëjtin lëndim, Zaniolo kishte pësuar në janar, por në gjurin e djathtë, në ndeshjen e kampionatit kundër Juventus-it. Të hënën pritet ti nënshtrohet operacionit në një klinikë në Austri.

Para nisjes për Austri, Zaniolo u shpreh për mediat italiane “nuk kam menduar asnjëherë për t’u tërhequr nga futbolli, madje as në momentin kur e kuptova se çfarë dëmtimi pësova. I jap vetes forcë, duke thënë se të paktën mbarova punë me gjunjët”.

Tutje, vazhdon Zaniolo “e di mirë çfarë dëmtimi është dhe sa i vështirë do të jetë rikuperimi, por jam optimist dhe kam filluar të mendoj që tani për rikthimin në fushën e lojës”. /Insajderi.com