Zarif: Si duket arabët duan të luftojnë kundër Iranit deri në amerikanin e fundit

Ministri i jashtëm i Iranit Mohammed Javad Zarif ka deklaruar se si duket aleatët e SHBA, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe “dëshirojnë të luftojnë kundër Iranit deri në amerikanin e fundit”.

Zarif: Si duket arabët duan të luftojnë kundër Iranit deri në amerikanin e fundit

Me këtë Zarif është përgjigjur në deklaratën të cilën të enjten e ka dhënë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë vizitës në Abu Dabi se “derisa ministri i jashtëm i Iranit kërcënon me luftë dhe betejë deri në amerikanin e fundit, SHBA kanë për qëllim ta bëjnë koalicionin i cili dëshiron të arrijë paqe”, transmeton Reuters.

Në llogarinë e tij në Twitter, Zarif ka shkruar se nuk dëshiron që Irani të luftojë deri në amerikanin e fundit, por se nikoqirët e ekipit B janë ata të cilët dëshirojnë të luftojnë me Iranin deri në amerikanin e fundit.

Zarif në të kaluarën ka deklaruar se i ashtuquajturi ekipi B, i cili përfshinë trashëgimtarin e fronit saudit Mohammed bin Salman dhe trashëgimtarin e fronit të Abu Dabit Mohammed bin Zayed, mund ta nxisë presidentin e SHBA Donald Trump të hyjë në konflikt me Teheranin./Insajderi.com.