Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur: “Shpresojmë që shumë shpejtë të kemi rezultatet e para për zgjidhjen e personave të zhdukur”.

Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, po shpreson që “shumë shpejt do të kemi rezultatet e para që do të thotë identifikimin apo zgjidhjen e personave të zhdukur”, njofton Insajderi.
Kjo u bë e ditur sot gjatë ditës kur Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur zhvilloi takim me këshillin koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të zhdukur.
Aty u kërkua që plotësim ndryshimi i ligjit për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të jetë pjesë e programit legjislativ të Qeverisë së Kosovë.
Gara siguroi se edhe gjatë periudhës pandemike, ky komision ka punuar për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur.
“Shpresojmë që shumë shpejtë të kemi rezultatet e para për zgjidhjen e personave të zhdukur”, deklaroi Gara./Insajderi.com