Një ilaç shumë i lirë dhe gjerësisht i qasshëm mund të ndihmojë në shpëtimin e pacientëve të sëmurë me Coronavirus, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Steroidi dexamethasone është një zbulim i madh në luftën kundër virusit që po merr qindra-mijëra jetë, thonë ekspertët në Britani.
Në provat që janë bërë deri më tani është vërtetuar se nëse përdoret ky ilaç atëherë zvogëlohet vdekshmëria e pacientëve dukshëm.
Në Britani kanë bërë disa llogari dhe vijën me konkludimet se nëse ky ilaç do të ishte përdorur prejse ka filluar pandemia, atëherë do shpëtoheshin deri në 5.000 jetë./Insajderi.com