Zbulohen emrat e katër futbollistëve të Realit që janë ‘kundër’ Ronaldos

Zbulohen emrat e katër futbollistëve të Realit që janë ‘kundër’ Ronaldos

Te Real Madridi janë katër lojtarë që nuk kanë raporte të mira me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo nuk po kalon në formë të mirë me Realin në fushat e lojës, dhe punët nuk po i ecin mirë as në dhomat e zhveshjes.

Portugezi në La Liga ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje, derisa së fundmi pati një mosmarrëveshje me kapitenin Sergio Ramos.

Kjo ka bërë që të krijohen pakënaqësi dhe grupacione në kampin madrilen.

Sipas ‘Diario Giol’, dhomat e zhveshjes në ‘Santiago Bernabeu’ janë të ndara në dy grupe: grupi i Sergio Ramosit, dhe ai i Ronaldos.

Emrat të cilët nuk kanë raporte të mira me Ronaldon, përveç Ramosit, janë Dani Ceballos, Marco Asensio e Isco, të cilëve nuk iu kanë pëlqyer sjelljet e superyllit portugez.

Kujtojmë se portugezi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij me gjigantin madrilen. /Insajderi