Zbulohen planet e tmerrshme të ISIS-it për sulm në Kampionatin Botëror të Futbollit?

Zbulohen planet e tmerrshme të ISIS-it për sulm në Kampionatin Botëror të Futbollit?

Të dhënat e inteligjencës paralajmërojnë se duhet  pasur kujdes, gjegjësisht që këto informata duhet marrë shumë seriozisht.

Pretendohet se ISIS po përgatitë sulme të reja edhe atë në Kampionatin Botëror të Futbollit i cili do të mbahet në Rusi. Për sulme ndaj lojtarëve dhe simpatizuesve do të përdoren dronët në të cilat do të përforcohen bombat.

Janë publikuar fotografitë dhe video xhirimet në aplikacionin e shifruar Telegram ku pretendohen planet e detajuar të sulmit, transmeton Insajderi.com.

Një fotografi paraqet dronët të cilët i mbajnë raketat kundërtank dhe terroristët të cilët po kthehen nga Iraku dhe Siria ku kanë mësuar t’i përdorin dronët, shkruan “Daily Mail”.

Ky paralajmërim i tmerrshëm vjen pasi shërbimet e sigurisë kanë pranuar se Kampionati Botëror i Futbollit është caku i mundshëm i ISIS-it.

Elad Ezrachi, nga kompania Sixgill, ka deklaruar për “Star” se të dhënat e inteligjencës paralajmërojnë për kujdes, gjegjësisht që këto informata duhet marrë shumë seriozisht.

“Nëse ata e përdorin këtë teknologji për sulme gjatë Kampionatit Botëror kjo do të shkaktojë pasoja katastrofale”, paralajmëron “Star”./Insajderi.com.