Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e saj kanë gjetur varreza masive në Alepo të Sirisë, me trupa që kanë shenja të torturës dhe gjymtimit.
Zëdhënësi i Ministrisë, Igor Konashenkov, tha se janë zbuluar dhjetëra trupa – disa prej tyre edhe me plagë nga armët e zjarrit.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat kanë regjistruar shumë shembuj të masakrave dhe torturave, të kryera nga forcat qeveritare, nga opozita dhe nga grupi militant Shteti Islamik në Siri.
Forca ajrore ruse ka ndihmuar Qeverinë siriane të rikthejë kontrollin e plotë të Alepos, më 22 dhjetor.