Zbulohet gënjeshtra e Agim Ademit, menaxheri i Suedisë tregon të vërtetën rreth mbulimit të shpenzimeve

Zbulohet gënjeshtra e Agim Ademit, menaxheri i Suedisë tregon të vërtetën rreth mbulimit të shpenzimeve

Menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Stefan Pettersson, ka përgënjeshtruar Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

Në Doha të Katarit, Kosova sot është duke u përballur në një ndeshje miqësore me Suedinë. Ndeshja ka filuar prej orës 15:45 – sipas kohës tonë lokale dhe zhvillohet në ‘Al Ahli Stadium’.

Para disa ditëve i pari i FFK’së, Agim Ademi, kishte thënë se Suedia ka paguar të shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të Kosovës në Katar.

“Suedia në vazhdimësi është treguar shumë miqësore dhe ka mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në futboll, në forma të ndryshme. Kësaj here kanë treguar bujari ndaj ekipit të shtetit tonë duke na mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Katar përkundër që në këtë ndeshje miqësore do të ballafaqohemi pikërisht me Suedinë” – kishte thënë Ademi për ‘Infokus’ para disa ditësh.

Por, kjo nuk po del të jetë e vërtetë. Menaxheri i Suedisë, Stefan Petterson, për ‘Football Channel’ ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Metro.

“Nuk është e vërtetë që ne kemi paguar për Kosovën. Është ‘One Two Play’ që merret me kundërshtarët. Ne paguajmë vetëm One Tëo Play” – tha Petterson.

Kombëtarja e Suedisë ka punuar tash e disa vite me kompaninë gjermane ‘One Tëo Play’, e cila organizone turne/kampe në Abu Dhabi dhe Katar për ekipin suedez tash e disa vite.