Zbulohet kush ishin përdhunuesit e 18 vjeçares me aftësi të kufizuara

Zbulohet kush ishin përdhunuesit e 18 vjeçares me aftësi të kufizuara

Një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga pesë djem të rinj në një park mes shkurresh në Gjermani. Sipas raportimeve nga mediat, të rinjtë akuzohen se sulmuan një vajzë me aftësi ndryshe.

Sipas Volker Wiebels bëhet fjalë për “qytetarë turqishtfolës me nënshtetësi bullgare”.

Në Bullgari  jetojnë sipas të dhënave të publikuara afër 500.000 myslimanë turqishtfolës, mbi 8% e popullsisë. Mijëra prej tyre janë në BE pas anëtarësimit në vitin 2007 si punëtorrë migrantë, edhe në Gjermani. Lidhjen me tregun gjerman të punës ata e gjejnë shpeshherë përmes turqve që jetojnë në Gjermani, shkruan DW.

Nga raportimet e mediave gjermane thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në Mulheim. Djemtë e rinj që joshën vajzën me aftësi ndryshe në park, janë të gjithë nga Bullgaria.

Thuhet se ata e morën vajzën, e zvarritën në disa shkurre dhe e filmuan më pas sulmin seksual me celularë.

Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Ka pasur dhunë, dhunë masive”. Policia nuk ka treguar detajet e sulmit, por mediat lokale thanë se vajza ishte “keqtrajtuar në mënyra të ndryshme”. Banorët aty pranë u alarmuan për incidentin pasi dhe qentë e tyre nuk ndalonin lehjen. Pas një ore nga ngjarja, një 61-vjeçar thuhet se doli nga shtëpia, e pa vajzën 18-vjeçare dhe dy të dyshuarit, të cilët menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai e gjeti vajzën të plagosur dhe të traumatizuar në terren dhe lajmëroi policinë. Ajo u dërgua në spital me lëndime të paspecifikuara.