
Fituesi i çmimit të UEFA-s “Lojtari më i mirë i vitit” është zbuluar më herët se që ishte paraparë.
Dy mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho, janë në garë me yllin e Manchester Cityt, për këtë titull.
Sipas një raporti të rrjedhur nga UEFA, Jorginho do të mposhtë Kanten dhe de Bruynen për tu kurorzuar si “Lojtari i Vitit” nga UEFA.
“Tuttomercato” pohon se burime pranë UEFA-s kanë thënë se 29-vjeçari do të shpallet fitues në shortin e së enjten për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Chelseat pati një sezon të shkëlqyeshëm me klubin dhe kombëtaren edicionin e kaluar, duke ndihmuar “Blutë” të fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve.
Ndërsa, me Italinë arriti të fitoi “EURO 2020” duke mposhtur në finale Anglinë pas penalltive./Insajderi.com