Zbulohet një specie e re dinosaurësh e ngjajshme me T-Rex

Zbulohet një specie e re dinosaurësh e ngjajshme me T-Rex

Palaeontologjistët në Universitetin e Southhampton besohet të kenë zbuluar eshtëra që i takojnë një specie të re dinosaurësh.

Dinosauri është quajtur Vectaerovenator inopinatus dhe i takon grupit të dinosaurëve që përfshijnë Tyrannosaurus rex, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Fosilet e këtij dinosauri u gjetën në tre vende të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe do të ekspozohen në Dinosaur Isle Museum.

“Kënaqësia e të zbuluarit të eshtrave ishte fantastike,” tha Robin Ward, një gjyetar fosilësh nga Stratford, i cili kishte vizituar ishullin bashkë me familjen kur e bënë zbulimin.

James Lockyer nga Spalding, Lincolshire, ishte duke vizituar ishullin kur gjeti disa eshtëra të tjera.

“Dukeshin shumë ndryshe nga eshtërat e reptilëve që kam gjetur në të kaluarën,” tha ai.

Mendohet që Vectaerovenator jetoi në një zonë të veriut, ku edhe janë gjetur eshtrat e tij./Insajderi.com