Zbulohet numri i ulëseve dhe kostoja që do të ketë stadiumi i ri i Kosovës

Zbulohet numri i ulëseve dhe kostoja që do të ketë stadiumi i ri i Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar të tregojë kualitetet e veta në arenën ndërkombëtare të futbollit.

“Dardanët” kanë qenë thjesht briliantë në Ligën e Kombeve, duke siguruar edhe vendin e parë në grupin 3 të Ligës D, ku morën pjesë Kombëtare si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta.

Andaj, sigurisht se një Përfaqësuese kaq dinjitoze meriton edhe një stadium dinjitoz.

Me këtë çështje është duke u marrë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), numri 1 i të cilës së fundmi ka zbuluar detaje rreth projektit gjigant.

Ministri, Kujtim Gashi ka potencuar se stadiumi do të ketë një kapacitet prej 30,000 ulëseve dhe ndërtimi i tij do të zgjasë tre vite dhe do të fillojë në verën e vitit 2019.

Kostoja e këtij projekti pritet të kapë shifrat prej 50 deri në 60 milionë euro. /Insporti.com/