Zbulohet plani i grupit meksikan nga FBI për vrasjen e Barak Obamës

Zbulohet plani i grupit meksikan nga FBI për vrasjen e Barak Obamës

Një lider i dyshuar i grupit milicia mburrej me planin për ta vrare ish presidentin Barak Obama, shkruan Insajderi.

Larry Mitchell Hopkins, 69 vjeçar dhe grupi i tij Patriotët kushtetues të bashkuar, gjithashtu planifikuan për ta vrarë Hillary Clinton dhe miliarderin George Soros, sipas një raporti të FBI-së.

Ai u shfaq në gjyq në Las Cruces, në Meksikën e re të hënën dhe u dënua për mbajtje të armëve dhe municioneve.

Hopkins u arrestua të shtunën, disa ditë pasi grupi i tij u bë i famshëm në media për ndalimin e emigrantëve në shkretëtirë afër kufirit Amerikë-Meksikë.

Grupi i vogël i vullnetarëve thanë se po ndihmonin kufirin e Amerikës për tu marrë me emigrantët që po vinin nga kufiri jugor i Amerikës, por veprimet e tyre të kapura në kamera u dënuan rëndë nga grupet civile e deri tek oficerët lokal.

FBI kishin kuptuar për këtë grup që nga viti 2017, ku edhe kishin kuptuar që ata ishin të armatosur.
Hopkins gjithashtu kishte bërë një deklaratë se grupi i tij kishte planifikuar të vrasë George Soros, Hillary Clinton dhe Barak Obama, sepse këta individ e mbështesnin Antifan, një grup i krahut të majtë.

Sipas ligjit amerikan, pjesëtarët e dënuar janë të ndaluar të posedojnë armë dhe FBI deklaron që Hopkins ka një dënim për krim primar.

Një seancë gjyqësore është caktuar për të javën tjetër, dhe ai do të qëndroj në paraburgim deri atëherë./Insajderi.com