
Kombëtarja e Gjermanisë ka premtuar një shifër rekorde për lojtarët e saj nëse arrijnë të fitojnë Kampionatin Evropian, transmeton Insajderi.
Menaxheri i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, ka zbuluar se 26 lojtarët do të marrin bonus 400 mijë euro, në rast triumfi në EURO 2020.
Kjo është shifër rekorde e ofruar nga Federata e Gjermanisë, duke tejkaluar bonuset e ofruara për Kampionatin Botërorë “Rusia 2018”, e cila arrinte shumën prej 350 mijë euro.
Kujtojmë që Gjermania gjenden në “grupin e vdekjes”, së bashku me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë./insajderi.com