Autoritetet amerikane kanë publikuar se kanë zbuluar tunelin më të gjatë për kontrabandë i cili është ndërtuar ndonjëherë në kufirin me Meksikën, lajmëron BBC.
Tuneli është i gjatë 1.313 metra ka sistem drenazhi dhe ventilim të ajrit, si dhe instalimin elektrik.
E lidhë rajonin industrial në Tihuanë të Meksikës me San Diego në Kaliforni.
Me rastin e zbulimit të tunelit nuk është gjetur asnjë drogë dhe askush nuk është arrestuar.
Autoritetet amerikane për momentin nuk kanë kumtuar se kush e përdorë këtë tunel por, sipas tyre, karteli meksikan Sinaloa, i cili përshkruhet si një prej organizatave më të mëdha në botë për tregti me drogë, vepron në këtë rajon.
Themeluesi dhe shefi shumëvjeçar i këtij kartel Joaquin “El Chapo” Guzman po vuan dënimin me burg të përjetshëm në SHBA.
Tuneli është zbuluar qysh në gusht, por lajmi është publikuar të mërkurën.
Dhjetëra tunele të sofistikuara janë zbuluar prej vitit 2016 në kufi në mes SHBA dhe Meksikës./Insajderi.com.