Zëdhënësi i kancelares Merkel: Kancelarja afirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet palestineze

Zëdhënësi i kancelares Merkel: Kancelarja afirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet palestineze

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku kanë diskutuar “përshkallëzimin aktual në konfliktin e Lindjes së Mesme”, transmeton Insajderi.

“Kancerlarja edhe një herë dënoi sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe garantoi kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Seibert nuk përmendi ndonjë kritikë për provokimet e Izraelit gjatë muajit të Ramazanit apo për përdorimin joproporcional të forcës dhe sulmeve ajrore izraelite në Gaza ku u vranë të paktën 200 palestinezë, përfshirë 59 fëmijë.

“(Kancelarja) afirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet”, tha Seibert.

Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga kancelarja Merkel ka qenë një mbështetëse e fortë e Izraelit dhe ajo vazhdimisht ka argumentuar se Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit, për shkak të gjenocidit nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. /Insajderi.com