Zeka: Shuma e ofruar nga qeveria prej 179 milionë eurove, nuk mbulon dëmet e bizneseve

Zeka: Shuma e ofruar nga qeveria prej 179 milionë eurove, nuk mbulon dëmet e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se është mirëpritur reagimi i shpejt i Ministrisë së Financave me pakon mbështetëse ndaj bizneseve por kanë rezerva për shumën e ofruar.

“Shumë e paketës prej 179 milionë eurove nuk e mbulon dëmin e pësuar nga bizneset”, tha Zeka për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Zeka thotë se tashmë është e rëndësishme që qeveri të fillojë në rimbursoj pagat e punonjësve të sektorit privat të goditur nga pandemia si dhe mbulimin e shpenzimeve të bizneseve të goditura nga pandemia.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se mund të llogaritet në një rikuperim të shpejt të bizneseve pas pandemisë.

“Edhe skenari i Bankës Botërore parashikon se rikuperimi ekonomik do të jetë një rikuperim i shpejtë”, tha mes tjerash Arian Zeka.