Xhudisti nga Kosova, Shpat Zekaj, ka kaluar pengesën e parë në “European Open” në xhudo që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, njofton Insajderi.
Zekaj në raundin e parë triumfoi ndaj Matej Silvestr të Çekisë.
Ai në raundin e dytë të kategorisë deri në 100 kilogramë, do të përballet me zviceranin Daniel Eich.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se Kosova deri më tani ka marrë një medalje të bronztë, dy vende të shtata si dhe një humbje.
Për Kosovën sot garon edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë./Insajderi.com