Zelanda e Re asnjë rast aktiv me COVID-19, pritet shfuqizimi i vendimit për distancim social

Kyreministrja Jacinda Adern ka thënë për gazetarët se kur i ishte thënë se vendi nuk ka më asnjë rast aktiv me COVID-19, edhe “kishte vallëzuar”.

Zelanda e Re asnjë rast aktiv me COVID-19, pritet shfuqizimi i vendimit për distancim social

Zelanda e Re pritet t’i largojë të gjitha masat lidhur me Coronavirusin, pak orë pasi njoftoi se nuk ka më asnjë rast aktiv brenda vendit, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Ky vend do të kthehet në “nivelin një”, që është edhe niveli më i ulët i sistemit emergjent katër pikësh të vendit.

Kjo do të thotë që distancimi social nuk do të jetë më në fuqi, e po ashtu s’do të ketë më as limite për mbledhjet apo grumbullimin e njerëzve në publik. Megjithatë, nuk pritet që t’i hapë kufijtë.

Zelanda e Re ndër të tjerash, nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19 për më shumë se dy javë.

Kyreministrja Jacinda Adern ka thënë për gazetarët se kur i ishte thënë se vendi nuk ka më asnjë rast aktiv me COVID-19, edhe “kishte vallëzuar”.

“Përderisa jemi në një pozitë më të sigurt dhe më të fortë, prapë se prapë nuk ka një rrugë të lehtë të rikthimit të jetës që kishim para-Covid. Mirëpo me vendosmëria dhe fokusi që patëm në përgjigjen ndaj virusit, tani do të investohet në rindërtimin e ekonomisë”, ka thënë ajo, raporton BBC.

“Përderisa puna nuk është kryer, nuk mund ta mohojmë që përpara na pret një rrugëtim i gjatë. Prandaj, mund të përfundoj me thjesht një: “Ju faleminderit Zelandë e re”.

Zelanda e Re fillimisht ishte ndërmarrë masa drastike që nga 25 marsi, duke implementuar një plan emergjent prej katër nivelesh, ku shumica e bizneseve u mbyllën, mësimi u anulua, ndërsa njerëzve iu tha të qëndrojnë në shtëpi.

Insajderi.com