Një tërmet nënujor me magnitudë 7,5 ballë ka ndodhur në pjesën veriore të Zelandës së Re, duke shkaktuar ndezjen e alarmit për cunami në rajon, transmeton Insajderi.
Tërmeti i fuqishëm ndodhi në orët e para të së enjtes (1320 GMT), rreth 415 kilometra në lindje të rajonit Vao në Kaledoninë e Re, një territor i jashtëm francez në Paqësor, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Agjencia e Vrojtimeve Gjeologjike e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda tri orëve të ardhshme”, tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor e SHBA-së, e cila paralajmëroi Zelandën e Re, Fixhin, Vanuatun dhe ishujt e tjerë të Paqësorit. /Insajderi.com