Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të Coronavirusit

Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të Coronavirusit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas identifikimit të disa rasteve të reja me COVID-19.

Zgjedhjet do të zhvillohej më 19 Shtator, por tani planifikohen të mbahen më 17 tetor.

Në fillim të kësaj jave, qyteti më i madh i vendit u kthye në izolim, shkak i paraqitjes së Coronavirusit, pas 102 ditëve pa asnjë rast.

Partia Kombëtare opozitare ka argumentuar që zgjedhjet duhet të vonohen pasi kufizimet për fushatën do të nënkuptonin që kryeministrja aktuale, Jacinda Ardern, të ketë një avantazh të padrejtë, raporton BBC.

Kujtojmë që Zelanda e Re, ka marrë lëvdata ndërkombëtare për menaxhimin e pandemisë, më shumë se tre muaj në këtë shtet nuk është regjistruar asnjë rast, njofton Insajderi.

Por, pas paraqitjes së katër rasteve, menjëherë kanë hyrë në fuqi masat strikte.

Në këtë shtet deri më tash janë regjistruar 22 të vdekur si rezultat i Coronavirusit. /Insajderi.com/