Zelensky nënshkruan dekretin e tërheqjes së ushtarëve ukrainas nga misionet paqeruajtëse, përfshinë edhe Kosovën

Zelensky nënshkruan dekretin e tërheqjes së ushtarëve ukrainas nga misionet paqeruajtëse, përfshinë edhe Kosovën

Ukraina ka nënshkruar dekretin që u bënë thirrje forcave të armatosura ukrainase që shërbejnë në ndonjë mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainën.

Dekreti është nënshkruar nga Presidenti, Volodymyr Zelensky, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga, ku ka publikuar dekretin e nënshkruar.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainas me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.

Ky dekret përfshinë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it/Insajderi.com