Zelensky: Rusia ka pësuar disfatë strategjike

Zelensky: Rusia ka pësuar disfatë strategjike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është “tashmë e qartë për të gjithë në botë”.

“Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë,” tha ai në fjalimin e tij të natës, raporton BBC.

Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse “frikacakë”, të cilët “po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie”.

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por forcat e dyshuara ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës.

Përndryshe, sot është dita e 79-të e luftës në Ukrainë, prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.