Zeman: S’pranojmë myslimanë në vendin tonë

Zeman: S’pranojmë myslimanë në vendin tonë

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman ka thënë se shteti i tij do të refuzojë kërkesat për azil të emigrantëve ilegal por me një theks të veçantë personave që i përkasin fesë myslimane.

Nëse bëhet kështu, ai ka thënë se Çekia do të mund të pranonte më shumë refugjatë se sa i kërkon Evropa, shkruan b92, raporton Insajderi

“Nuk them që duhet t’i dëbojmë emigrantët. Them që duhet t’i dëbojmë nën a) emigrantët ilegal dhe nën b) emigrantët myslimanë. Në ndonjë situatë ekstreme do të mund të pranonim edhe më shumë se sa na është kërkuar nga Evropa”, ka thënë Zeman.

Presidenti çek konsideron se emigrantë ilegal janë të gjithë ata që nuk kanë kërkuar azil në shtetin e parë në të cilin kanë hyrë, ku sipas tij, njëri nga këto shtete është Turqia, ndërsa refugjatët që nuk kanë kërkuar azil në Greqi dhe kanë vazhduar rrugën drejt Gjermanisë, duhet të kthehen të gjitha nga kufiri i Republikës së Çekisë, raporton Insajderi

Më tutje, Zeman ka vlerësuar se kushti kryesor për përzgjedhjen e atyre që do të pajisen me azil duhet të jetë përgatitja e tyre për t’u asimiluar në një shoqëri të re./Insajderi