Zeneli befason para ndeshjes, ja çka ka postuar në Instagram

Zeneli befason para ndeshjes, ja çka ka postuar në Instagram

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të përballen në udhëtim te Anglia, me sfidën që fillon prej orës 20:45.

Në këtë ndeshje, ashtu edhe si ndaj Çekisë nuk do të jetë i gatshëm Arbër Zeneli, i cili kishte marrë një lëndim të rëndë në qershor në sfidën ndaj Malit të Zi.

Ai postuar një foto në rrjetin social “Instagram” sa i përket kësaj ndeshjeje, derisa ka shkruar: “Kur s’mund të jesh në Angli sonte”.