Zeneli e feston ditëlindjen – ky është gjesti i klubit të Reimsit

Zeneli e feston ditëlindjen – ky është gjesti i klubit të Reimsit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli sot e feston ditëlindjen e 25-të.

Për t’i uruar “çerekun e parë” të jetës është përkujdesur edhe klubi i tij, Stade de Reims, përcjell Insporti

Zeneli në fundjavë iu kthye fushave të blerta ku luajti për 45 minuta për ekipin e rezervave të Reimsit.

Në ‘Twitter’, faqja e Reimsit e ka uruar në mënyrë të veçantë yllin e Kombëtares së Kosovës.

“Një çerek shekulli duhet të festohet, apo jo? Stade de Reimsi i uron ditëlindjen mesfushorit të saj, Arbër Zeneli që iu kthye fushave këtë fundjavë duke e luajtur një pjesë të lojës”, shkruhet në urimin e Reimsit.

Kthimi i Zenelit vjen në kohë të mirë për Kombëtaren e Kosovës, që e zhvillon ndeshjen e play-offit të Euro 2020 ndaj Maqedonisë, më 26 mars. /Insporti.com/