Zeneli para sfidës ndaj Suedisë: Kundërshtari ynë është i fortë dhe kanë lojtari klasi si Ibrahimoviç

Zeneli para sfidës ndaj Suedisë: Kundërshtari ynë është i fortë dhe kanë lojtari klasi si Ibrahimoviç

Sot, në konferencën për shtyp të Kosovës në prag të ndeshjes me Suedinë, përkrah trajnerit të përfaqësueses së Koosvës, Bernard Challandes ishte dhe mesfushori, Arbër Zeneli, njofton Insajderi.

26 vjeçari nuk është një lojtar i panjohur për Suedinë, pasi ka qenë pjesë e ekipit të moshave te nordikët, por pas ftesës së përfaqësuese kosovare vendosi të luajë për dardanët.

Zeneli foli me superlativa për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç, duke e cilësuar shtatlartin suedez si idhullin e tij, gjithashtu u shpreh se Zlatan ka investuar shumë për lojtarët e ri në Suedi.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Suedia është shumë e fortë dhe ka një lojtar klasi botëror siç është Zlatan Ibrahimoviç, por ne jemi këtu për tri pikë, të shohim çfarë do të ndodhë. Është një ndeshje speciale për mua, sepse kam luajtur për Suedinë prej moshës 15-vjeçare, por unë shikoj veç për fitore dhe e kam gjetur mënyrën time për të luajtur. Ne shkojmë në këtë ndeshje vetëm për tri pikët”, tha fillimisht Zeneli.

“Ibra është një lojtar shumë i mirë, është 39 vjeç, por luan si të ishte 22. Jam i lumtur që Ibrahimoviç po luan, ai ka hapur shumë dyer në Suedi për lojtarët e rinj, që kanë filluar karrierën atje. Është një mundësi e mirë. Kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë. Ibra është idhull për mua”, u shpreh mesfushori 26 vjeçari në fund. /Insajderi.com