Zëvendësuesi i Ibrahimovicit te Milan

Zëvendësuesi i Ibrahimovicit te Milan

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca, është interesi i radhës për kulbin italian Milan, shkruan Calcio Mercato, njofton Insajderi.

Rosonerët po shikojnë ta blejnë 21 vjeçarin, i cili aktualisht është në huazim te Genoa.

Ai, në afatgjatë, pritet të jetë zëvendësimi i Zlatan Ibrahimovic.

Scamacca ka shënuar dy herë në pesë paraqitje në Serie A për Genoan në fillim të kampanjës 2020/21./Insajderi.com

Credit: Getty Images/Paolo Bruno