BE zgjatë sanksionet ndaj Rusisë

Ambasadorët në Bashkimin Evropian kanë zgjatur afatin e ngrirjes së asetave dhe ndalimin e udhëtimit për 146 persona dhe 37 subjekte, që sipas bllokut, kanë kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës.

BE zgjatë sanksionet ndaj Rusisë

Ky vendim për zgjatjen e masave edhe për gjashtë muaj është marrë sot.

Sanksionet fillimisht ishin prezantuar në mars të vitit 2014, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Nga këto sanksione preken disa kompani në Krime dhe disa batalone të të krijuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, si dhe politikanë rus, siç është zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin dhe Dmitry Kiselyov, shkruan rel.

Sanksionet e BE-së kanë për cak sektorët e energjisë, ushtrisë dhe ekonomik të Rusisë.

Sipas vendimit të marrë sot, sanksionet do të jenë në fuqi deri më 31 janar por liderët e BE-së do të diskutojnë në tetorë për to, kur të takohen në samitin e BE-së në Bruksel.