Në mbledhjesn e bordit ekzekutiv të Bankës Qëndrore të Kosovës, është marrë vendim për zgjatjen e afatit të ristrukturimit të kredive deri më datë 30 shtator 2020.
Afati i fundit ka qenë dita e fundit e këtij muaji, njofton Insajderi.
Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të COVID-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.
Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës. /Insajderi.com