Zgjedhet lideri i ri i partisë së Angela Merkel

Zgjedhet lideri i ri i partisë së Angela Merkel

Centristi Armin Laschet është përzgjedhur lider i Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë, partisë së kancelares Angela Merkel, njofton Insajderi.

Laschet, kryetar i shteti gjerman  North Rhine-Westphalia, mposhti dy rivalët e tij në parti në një konferencë që u mbajt virtualisht.

Ai tani është në pozitë të mirë për ta pasuar Merkelin edhe në qeverisje të shteti gjerman, meqë ajo e ka deklaruar se nuk do të kandidojë më.

Megjithatë CDU-ja nuk e ka përkrahjen që e kishte dikur, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

59 vjeçari Laschet mposhti biznesmenin konservator, Friedich Merz, duke arritur 521 vota në krahasim me 466. Kandidati i tretë, Norbet Rottgen, ishte eliminuar në raundin paraprak./Insajderi.com