Zgjedhjet e reja të mundshme, shkatërruese për ekonominë

Zgjedhjet e reja të mundshme, shkatërruese për ekonominë

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka konsideruar se shkuarja në zgjedhje është shkatërruese për ekonominë e vendit, transmeton Insajderi.

Zeka deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ, sidomos në këtë periudhë pandemike, ku dëmet ekonomike janë të mëdha.

“Në këtë aspekt mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, shikuar edhe në aspektin historik, në vendin tonë gjithmonë ka ndikuar edhe në normën e përgjithshme të rritjes ekonomike, edhe tek tërheqja e investimeve të huaja direkte, por edhe tek të hyrat e mbledhura për buxhetin e vendit. Në një situatë hipotetike kur ne do të kishim zgjedhje më të shpeshta brenda një intervali të shkurtër kohor, besoj që ndikimi në ekonomi do të ishte shkatërrues, aq më tepër nëse kombinohet sërish me ndikimin që ka pandemia COVID-19, e që ka pasur gjatë vitit 2020”, ka thënë Zeka për KP.

I pari I Odës Ekonomike Amerikane ka thënë se stabiliteti politik është faktor i rëndësishëm në vendimmarrjen afariste, prandaj sipas tij, mbajtja e shpeshtë e proceseve zgjedhore bën që vendimet afariste të frenohen. /Insajderi.com